Hazreti (Arabisht: حضرة Hadrah; Urdu: حضرت Hazrat) është titull honorifik arab i përdorur për të nderuar një person. Përkthimi i fjalëpërfjaltë i fjalës do të thotë "Prani"; në përdorim përmban kumtin e karizmës dhe është i krahasueshëm me titujt honorifikë perëndimorë përdorur ndaj autoriteteve, si p.sh. "I Nderuar" (për gjykatësit), "Madhëria juaj" (për monarkët) dhe "Hirësia juaj" (për klerin e lartë).
Në besimin Islam ka dymbëdhjetë hazretë të mëdhenj, në mesin e tyre janë Muhammedi, Musai, Ibrahimi dhe Isai. Fjala "Hazret" është përdorur për: Hazret Muhammedin, Hazret Musain, Hazret Aliun, Hazret Omerin, Hazret Othmanin, Hazret Ebu Bekrin, Hazret Haxherën, Hazreti Mejrem dhe Hazret Inayatin.
Kjo fjalë mund të shihet pas emrave të personaliteteve të respektuara muslimane, të tillë si imamët, në trajtën Hazretleri në kulturën islame. Ky titull është i ngjashëm me titullin honorifik indian dhe hindu "Sri" dhe me titullin japonez "Sama".