Termi interdisiplina ose ndërdisiplina nënkupton një njësi të organizuar e cila përfshin dy ose më shumë disiplina akademike, por që kanë kriteret formale të disiplinave, siç janë revistat e dedikuara kërkimore, konferencat dhe departamentet universitare. Ajo është e lidhur me interdisiplinaritetin, por që është një emër i cili përdoret për një lloj të caktuar njësie akademike (disiplinë akademike). Një fushë, në të njëjtën kohë mund të jetë një disiplinë por edhe një ndërdisiplinë. Shembulli më i mirë i kësaj është p.sh. shkenca e informacionit e cila tregon se një fushë mund të konsiderohet disiplinë në disa vende, por një interdisiplinë ose ndërdisiplinë në vendet e tjera. [1] [2] Duke folur lidhur me hulumtimet edukative e arsimore (pedagogjinë), Giesecke (1981) thotë mes tjerash që ajo është një "shkencë aporetike", d.m.th. një interdisiplinë.[3] Nga ana tjetër, Tengström (1993) thekson se kërkimi ndërdisiplinor është një proces, e jo një gjendje apo strukturë.[4]
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)