Abbad bin Bishr ( Arabisht عباد بن بشر ) (rreth597 – 632) ishte një nga shokët e profetit Muhammed. Ai ishte i njohur për përkushtimin e tij në adhurim, njohuri dhe guxim në betejë.
Ai ishte magjepsur nga Kurani pas dëgjimit të parë të recituar nga Musab ibn Umajri para hixhretit kur Abbadi ishte rreth tetëmbëdhjetë vjeç. Kur'ani kishte një vend të veçantë në zemrën e tij dhe ai u bë i njohur për recitimin e tij aq shumë sa që ai ishte i njohur në mesin e shokëve si mik i Kur'anit . Aisha bint Ebi Bakir, gruaja e Muhammedit, ka thënë një herë: "Ekzistojnë tre persona në mesin e ensarëve, të cilët askush nuk mund tia kalojë në virtyt: Sad ibn Muadh, Usejd ibn Khudajr dhe Abbad ibn Bishr".