Hazret Ademi (arabisht: آدم, ʾĀdam) besohet të jetë njeriu dhe profeti i parë në Tokë, sipas fesë islame.[1] Myslimanët besojnë se Ademi ishte myslimani i parë, sepse Kurani thotë se të gjithë profetët kanë predikuar të njëjtin besim të nënshtrimit ndaj Allahut.[2]