Aristoteli (384 - 322) [1] ishte filozof, mendimtar dhe shkencëtar i shquar i Greqisë antike. Ai lindi ne vitin 384 para Krishtit ne Stragirë te Greqis Veriore dhe ishte gjeniu më i madh intelektual i botës antike perëndimore. Ai luhatet midis idealizmit dhe materializmit. Aristoteli ishte themelues i shkollës peripatetike si dhe themelues dhe sistematizues i shumë shkencave dhe disiplinave shkencore.[2] Ai ishte personaliteti universal i kohës së vjetër. Quhet ndryshe edhe "filozof i fatlumturisë".[3] Njihej edhe nga ana e dijetarëve mesjetar arab të cilët e vlerësuan me epitetin "Mësuesi i parë" (anglisht: The First Teacher; arabisht: al-mua'lim al-awwal, المعلم الأول).
Aristoteli vijuesi i mendimit të shkollës së Sokratit në sistemet e arsyetimit materialist ndryshe nga Platoni kryesisht idealist sipas disa studjuesve të bashkohsisë është një mendimtar i njohur i botës antike dhe përfaqson shkollën e tij në historinë e filozofisë . Aristoteli ishte mësuesi i Aleksandri i Madh në disa dislplina shkencore të kohës duke realizuar formimin e liderit befasues dhe perandorit të ri një fenomen i veçantë ende për studjuesit . Shkrimet e tij mbulojnë shumë lëndë - duke përfshirë fizikën, biologjinë, zoologjinë, metafizikën, logjikën, etikën, estetikën, poezinë, teatrin, muzikën, retorikën, psikologjinë, gjuhësinë, ekonominë, politikën dhe qeverinë - dhe përbëjnë sistemin e parë gjithëpërfshirës të filozofisë perëndimore.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)