Beogradi
Beograd / Београд | |
---|---|
Qyteti i Beogradit | |
Himni: Химна Београду Himna Beogradu "Himni i Beogradit" | |
Koordinatat: 44°49′N 20°28′E / 44.817°N 20.467°E | |
Shteti | Serbia |
Distrikti | Beogradi |
Komunat | 17 |
Themelimi | Para vitit 279 p.e.r. (Singidunum)[1] |
Qeveria | |
• Trupi | Asambleja e qytetit të Beogradit |
• Kryetari | Zoran Radojiçiq (I pavarur) |
• Zv. Kryetari | Goran Vesiq (SNS) |
Sipërfaqja | |
• Kryeqytet | 359,9 km2 (139,0 sq mi) |
• Sipërfaqe urbane | 1.035 km2 (400 sq mi) |
• Metro | 3.222,6 km2 (1.244,3 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 117 m (384 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Kryeqytet | 1.166.763 |
• Dendësia | 3.241/km2 (8.390/sq mi) |
• Popullsia urbane | 1.344.844[4] |
• Dendësia urbane | 1.192/km2 (3.090/sq mi) |
• Metro | 1.687.132[3] |
• Dendësia metro | 514/km2 (1.330/sq mi) |
Emri i banorëve | Beograđanin (sr) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 11000 |
Prefiksi | +381(0)11 |
Kodi ISO 3166 | RS-00 |
Targat e automjeteve | BG |
HDI (2019) | 0.834[6] – very high |
Faqja zyrtare | www.beograd.rs |
Beogradi (Serbisht Беoград / Beograd) është kryeqyteti i Serbisë. Ndodhet në bashkimin e lumenjve Sava dhe Danub dhe në kryqëzimin e Fushës së Panonisë dhe Gadishullit Ballkanik. Gati 1.7 milion njerëz jetojnë brenda kufijve administrativë të Qytetit të Beogradit, një e katërta e popullsisë së përgjithshme të Serbisë.
Beogradi ishte kryeqyteti i Jugosllavisë që nga krijimi deri në shpërbërjen e saj. Selia e qeverisë qendrore, organeve administrative dhe ministrive qeveritare, si dhe shtëpia e pothuajse të gjitha kompanive më të mëdha serbe, mediave dhe institucioneve shkencore ndodhen në Beograd.