Brazili

10°S 52°W / 10°S 52°W / -10; -52

Republika Federative e Brazilit
República Federativa do Brasil (portugalisht)
Flamuri i Brazilit Stema e Brazilit
Moto Kombëtare "Ordem e Progresso" (Rregull dhe përparim)
Himni Kombëtar "Hino Nacional Brasileiro" (Himni Kombëtar Brazilian)
Kryeqyteti Brazilia
Qyteti më i madh Sao Paulo
Gjuha zyrtare Portugalisht
Pavarësia 7 shtator 1822
Anëtarësimi në OKB 24 tetor 1945
Forma e qeverisjes Republikë federale presidenciale
President Jair Bolsonaro
Nënpresident Hamilton Mourão
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 5-të
8.515.767 km²
0,65
Popullsia (2015)
– totale
– dendësia
Vëndi i 5-të
205.338.000 banorë
23,8 banorë/km²
PBB (2016)
 PBB për banor
1,534 miliard dollarë
8.802 dollarë
Monedha Real (BRL)
Zona kohore UTC-2 deri -5)
Prefiksi telefonik +55
Kodi i internetit .br
Kodi ISO 3166-1 BR

Brazil (portugalisht: Brasil), zyrtarisht Republika Federative e Brazilit (portugalisht: República Federativa do Brasil), është shteti më i madh në Amerikën e Jugut dhe gjithë Amerikën Latine. Ai është shteti i pestë më i madh në botë, si nga sipërfaqja dhe nga popullsia.[1] Ai është shteti më i madh portugalisht-folës në botë, dhe i vetmi në kontinentet amerikane.

Brazili kufizohet nga Oqeani Atlantik në lindje me një vijë bregdetare prej 7.491 km.[2] Ai kufizohet me të gjitha vendet e tjera të Amerikës së Jugut, përveç Ekuadorit dhe Kilit dhe zë 47.3 përqind të kontinentit të Amerikës së Jugut.[3] Zona e lumit Amazon përfshin një pyll të madh tropikal, që ka shumëllojshmëri kafshësh të egra, sisteme ekologjike të larmishme dhe burime të mëdha natyrore që përfshijnë zona të shumta të mbrojtura ligjërisht.

Brazili banohej nga disa fise para mbërritjes në vitin 1500 të eksploruesit Pedro Alvares Cabral, i cili e deklaroi zonën pjesë të Perandorisë Portugeze. Brazili mbeti një koloni portugeze deri në vitin 1808, kur kryeqyteti i perandorisë u transferua nga Lisbona në Rio de Janeiro. Në 1815, kolonia u ngrit në rangun e mbretërisë, pas formimit të Mbretërisë së Bashkuar të Portugalisë, Brazilit dhe Algarves. Pavarësia u arrit në vitin 1822 me krijimin e Perandorisë së Brazilit, një shtet unitar i qeverisur nën një monarki kushtetuese dhe një sistem parlamentar. Ratifikimi i kushtetutës së parë në vitin 1824 çoi në formimin e një legjislature dydhomëshe, që u quajt Kongresi Kombëtar. Vendi u bë republikë presidenciale në vitin 1889, pas një grusht shteti ushtarak. Një juntë ushtarake autoritare erdhi në pushtet në vitin 1964 dhe sundoi deri në 1985, pas të cilit qeverisja civile rifilloi. Kushtetuta e tanishme e Brazilit, e formuluar në vitin 1988, e përcakton atë si një republikë federale.[4] Federata përbëhet nga bashkimi i Qarkut Federal, 26 shteteve, dhe 5.570 bashkive. Brazili ka popullsinë më të madhe në botë të besimit katolik dhe është vendi më i populluar i botës me shumicë katolike.

Ekonomia e Brazilit në vitin 2015 ishte e nënta më e madhe në botë për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe e teta për nga Vlera e Fuqisë Blerëse (VFB).[5] Një anëtar i grupit BRICS, Brazili deri në vitin 2010 kishte një prej ekonomive të mëdha me rritjen më të shpejtë në botë, me reforma ekonomike që i dhanë vendit ndikim dhe njohje të reja ndërkombëtare.[6] Banka e Zhvillimit Kombëtar e Brazilit luan një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit. Brazili është një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara, G20, BRICS, Unasul, Mercosul, Organizatës së Shteteve Amerikane, Organizatës së Shteteve Ibero-amerikane, CPLP dhe Bashkimit Latin. Brazili është një fuqi rajonale në Amerikën Latine dhe një fuqi e mesme në çështjet ndërkombëtare. Brazili ka qenë prodhuesi më i madh i kafes për 150 vjetët e kaluar.

  1. ^ S. George Philander (2012). Encyclopedia of Global Warming and Climate Change, Second Edition. Princeton University. fq. 148. ISBN 978-1-4129-9261-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Geography of Brazil". The World Factbook. Central Intelligence Agency. 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015. Marrë më 17 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "BRAZIL – Land". Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Brazilian Federal Constitution". Presidency of the Republic. 1988. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2007. Marrë më 3 qershor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "CIA – The World Factbook – Country Comparisons – GDP (purchasing power parity)". Cia.gov. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2011. Marrë më 17 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Clendenning, Alan (17 prill 2008). "Booming Brazil could be world power soon". USA Today – The Associated Press. fq. 2. Marrë më 2008-12-12. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Developed by StudentB