Cornell University

Cornell University
Stema e Universitetit
Latin: Universitas Cornelliana
Motoja"I would found an institution where any person can find instruction in any study."
LlojiUniversitet Privat
Themelimi1865
PresidentiHunter R. Rawlings III
Studentë20,939 [1]
KampusiIthaca, New York, ShBA
Faqja zyrtarewww.cornell.edu
Preview warning: Page using Template:Infobox university with unknown parameter "staff"

Universiteti Kornell (en: Cornell University /kɔːrˈnɛl/) është një universitet privat amerikan i vendosur në qytetin e Itakës, në shtetin e Nju Jorkut. Ai njihet si një universitet kërkimor dhe është pjesë e grupimit të 8-të universiteteve më të më mirë në ShBA, të cilët njihen bashkarisht si "Ivy League". I themeluar në 1865 nga Ezra Cornell dhe Andrew Dickson White, universiteti kishte për qëllim mësimin dhe përhapjen e dijes në të gjitha fushat - nga klasikët tek shkencat natyrore, dhe nga edukimi teorik në atë të aplikuar.  Këto ideale, të pazakonta për kohën, janë enkapsuluar në shprehjen e famshme të Ezra Cornell-it: "Unë dua të ndërtoj një institucion ku çdo person mund të gjejë nxënje në çdo fushë".[2]

Universiteti është i organizuar në shtatë Kolegje dhe shtatë Departamente Pasuniversitare, ku çdo Kolegj dhe Departament është autonom dhe përcakton vetë standardet e pranimit dhe programet akademike.  Përvec kampusit të Itakës, Universiteti administron gjithashtu dy kampuse satelitore mjekësore, një në qytetin e Nju Jorkut dhe një në Katar.

Që prej themelimit të saj, Cornell ka qenë një institucion laik, ku aplikantët pranohen në bazë të aftësive, pavarësisht fesë apo racës. Cornell numëron më shumë se 245,000 alumni në botë, 34 studiues Marshall, 29 Studiues Rhodes, 43 fitues të çmimit Nobel dhe 14 miliarderë.[3][4][5] Trupi Studentor përbëhet nga rreth 14,000 studentë në nivelin Bachelor dhe 7.000 studentë që ndjekin Master ose Doktoraturë, të cilët përfaqësojnë të gjitha 50 shtetet amerikane dhe 122 vende të ndryshme të botës.[6][7]

  1. ^ "Enrollments by College" (PDF). University Registrar. Cornell University. tetor 2010. Marrë më 24 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Cornell University Facts: Motto". Cornell University. Marrë më 22 maj 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura factbook
  4. ^ "Cornell Nobel laureates". Cornell News Service. Marrë më 6 qershor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Uncle Ezra". Cornell University. Marrë më 10 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Facts about Cornell" (URL) (në anglisht). Cornell University. Marrë më 26 tetor 2011.
  7. ^ "Universities for Billionaire Alumni". CNBC. Marrë më 2 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Developed by StudentB