Dhimmi

Dhimmi (arabisht ذمة = dhimma = ḏimma „mbrojtje“, „përkujdesje“, „dorëzani“) është një institucion i jurisprudencës islamike i cili përcakton statusin ligjor të „të mbrojturve“ jo-myslimanë (të quajtur „dhimmi“) nën sundimin islamik. Përkufizimi i dhimmi-ve dhe trajtimi ligjor i të mbrojturve janë krijuar në të drejtën ndërkombëtare islamike në shekullin e dytë islamik (shekulli i 8-të pas Kr.) gjatë pushtimeve islamike dhe janë trajtuar në degën e literaturës juridike të zhvilluar nga kjo të ahkam ahl adh-dhimma / أحكام أهل الذمة / aḥkāmu ahli ʾḏ-ḏimma („rregullore ligjore për të mbrojturit“).

Një aleancë e tillë mbrojtjeje ka qenë në fillim vetëm për çifutët, të krishterët dhe sabeët. Gjatë ekspansionit islamik mundësia e dhimma-s është zgjeruar edhe për bashkësi të tjera fetare si p.sh. zoroastristët ose hindut kështu që si përfundim të gjithë thjesht jo-myslimanët kishin mundësinë të lidhnin një kontratë si dhimma me pushtuesit myslimanë.[1]

Që prej formimit të shteteve kombëtare arabe me përkatësisht sfera të ndryshme të vlefshmërisë së shari'a-s në legjislativët e tyre, statusi ligjor i dhimmit ose është hequr, ose është modifikuar.

Termi dhimma del gjatë një grindjeje të Muhamedit me politeistët e Mekës në vargjet 8 dhe 10 të sures 9 me kuptimin „lidhje“ose „zotim“. Në disa shkrime të Muhamedit të dërguara fiseve arabe dhe bashkësive kristiane u premtohet atyre „dhimma e zotit dhe e të dërguarit të tij“ (arabisht ذمة الله ورسوله = ḏimmatu ʾllāhi va-rasūlihi) në rast konvertimi (ndërrimi të fesë) në atë islame.[2]

  1. ^ Robert Hoyland : Muslims and Others in Early Islamic Society. Ashgate, 2004. f. xiv.
  2. ^ Muhammad Hamidullah: Maǧmūʿat al-waṯāʾiq as-siyāsiyya lil-ʿahdi ʾn-nabawīy wa-ʾl-ḫilāfati ʾr-rāšida. (Përmbledhje dokumentesh politike të kohës së profetit dhe të kalifatit të ligjshëm). Beirut 1969. passim dhe f. 449: regjistër i termave

Developed by StudentB