Feja është marrëdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore, pa pasur nevojë te vërtetohet logjikisht nëse këto të fundit ekzistojnë, dhe mes njerëzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjalë të tjera mund të përcaktohet si një përçim tejnatyror (metafizik) i ndarë, i koduar dhe i trashëguar në brendësinë e një bashkësie shoqërore. Nevoja fetare është e pranishme në çdo kulturë në trajta të dukshme nga rite që kanë një vlerë shoqërore e munden pak a shumë të kenë një përmbajtje etike (udhëheqja e sjelljes së brendshme) dhe filozofike (dhënie përgjigjesh pyetjeve gjithësinore).