Gjuhë minoritare (e pakicës) është një gjuhë që flitet nga një pakicë e popullsisë së një territori ose shteti. Me një numër të përgjithshëm prej 193 shtetesh sovrane të njohura ndërkombëtarisht (që nga viti 2008) dhe një numër të vlerësuar prej rreth 5.000 deri 7.000 gjuhëve të folura në mbarë botën,[1] rrjedh se shumica dërmuese e gjuhëve janë gjuhë minoritare në çdo vend në të cilin ato fliten. Disa gjuhë të pakicave në të njëjtën kohë janë gjuhë zyrtare, p.sh. gjuha iralndeze në Irlandë. Po kështu, disa gjuhë kombëtare shpesh konsiderohen gjuhë minoritare, për aq sa ato janë gjuha kombëtare e një kombi pa shtet.[2] [3]
Në shumicën e vendeve evropiane, gjuhët e pakicave përcaktohen me legjislacion ose dokumente kushtetuese dhe kanë një formë të mbështetjes zyrtare. Në vitin 1992, Këshilli i Evropës miratoi Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të gjuhëve historike rajonale dhe minoritare në Evropë.[4]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)