Ishujt Galapagos janë një arkipelag ishujsh vullkanikë të shpërndarë rreth ekuatorit në Oqeanin Paqësor, 972 km në perëndim të Ekuadorit kontinental. Ishujt Galapagos janë një e Trashëgimi Botërore e UNESCO-s: kafshët e egra jane veçoria e tij më e dukshme. Ishujt Galapagos dhe ujërat e tij përreth janë pjesë e një krahinë, një parku kombëtar, dhe një rezervë biologjike detare. Gjuha kryesore mbi ishujt është spanjolle. Ishujt kanë një popullsi prej rreth 40.000 banore , e cila është ritur 40-fish në 50 vitet e fundit. Gjeologjikisht ishujt janë të rinj dhe të njohur për numrin e tyre të madh të llojeve endemike, të cilat janë studiuar nga Charles Darwin gjatë udhetimit te tij. Vëzhgimet dhe koleksionet e tij kane kontribuar në teorine e Darvinit të evolucionit nga seleksionimi natyror.
Grafiku i parë i ishujve është bërë nga pirati Ambrozi Cowley në vitin 1684. Ai e emëroi ishujt me emra individuale sipas emrave te shokeve te tij ose sipas emrave te fisnikeve te qe e ndihmuan ate. Kohët e fundit, qeveria ekuadoriane i dha shumicës se ishujve emra spanjollë. Megjithëse emrat spanjoll janë zyrtare, shumë përdorues (sidomos ekologet) vazhdojnë të përdorin emrat e vjetër angleze, veçanërisht ata te përdorur nga Charles Darwin kur vizitoi keta ishuj.