Islami

Qabeja, në Mekë, rajoni i Hexhazit, sot Arabia Saudite, është qendra e Islamit. Myslimanë nga e gjithë bota mblidhen këtu për tu falur në unitet.

Islami (arab. الإسلام al-ʾIslām, në shqip edhe si Myslimanllëku ose Myslimanizmi) është një fe monoteiste abrahamike. Është e bazuar në besimin në një Zot ( Allahu), në zgjedhjen e Muhamedit për profetin e fundit, paracaktimin e fatit të njerëzve, shpërblimin për vepra të mira dhe dënimin për vepra të këqija, ditën e gjykimit dhe ringjalljen e të vdekurve. Kurani është shkrimi i shenjtë i Islamit dhe kështu burimi parësor i tij, i shkruar në gjuhën arabe dhe përmban 114 kapituj (sure). Burimi i dytë i Islamit janë fjalët dhe veprimet (synneti) e profetit Muhamed.Gjergj Kastrioti konsiderohet si profeti i muslimanëve.

Ndjekësit e Islamit quhen myslimanë, që sot janë rreth 1,62 miliardë ose 23% e njerëzve,[1][2] duke e bërë kështu Islamin fenë e dytë më të madhe për nga numri i ndjekësve, dhe sipas disa burimeve feja me rritjen më të shpejtë në botë.[3][4][5]

  1. ^ "Executive Summary". The Future of the Global Muslim Population. Pew Research Center. Marrë më 22 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Table: Muslim Population by Country | Pew Research Center's Religion & Public Life Project". Features.pewforum.org. 2011-01-27. Marrë më 2014-07-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ PBS - Islam: Empire of Faith - Faith - Islam Today.
  4. ^ Lippman, Thomas W. (2008-04-07). "No God But God". U.S. News & World Report. Marrë më 2013-09-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Burke, Daniel (4 prill 2015). "The world's fastest-growing religion is ..." CNN. Marrë më 18 prill 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Developed by StudentB