Kina

Republika Popullore e Kinës
中华人民共和国
Flag of Kina
Flamuri
Coat of arms e Kina
Stema
Himni: Stampa:Vunblist
Kina dhe territorët e pretenduara
Kina dhe territorët e pretenduara
KryeqytetiPekin
Gjuhët zyrtareGjuha kineze
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublikë Popullore një partiake marksiste-leniniste
• Kryeministër
Li Qiang
• Presidenti
Xi Xhinping
KuvendiAsambleja Popullore Kombëtare
Popullsia
• Përllogaritje
1,339,724,852
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2023 
• Gjithsej
33,015 trilion USD (1)
• Për kokë banori
$23,382 (73)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2023 
• Gjithsej
$19.374 trillion (2)
• Për kokë banori
$13,721 (64)
MonedhaJuan Renminbi (¥) ((CNY))
Të dhëna të tjera
Gini (2019)38.2
i mesëm
IZHNJ (2021)0.768
i lartë
Zona kohore(UTC+8)
Kodi ISO 3166CN
Kodi i internetit TLD.cn


Republika Popullore e Kinës, më thjeshtë Kina (kinezçe: 中华人民共和国), është shtet që ndodhet në pjesën lindore të kontinentit të Azisë, në bregun perendimor të Oqeanit Paqësor. Me sipërfaqe e tokësore rreth 9 milionë e 600 mijë kilometra katërore. Kina është vendi më i madh në Azi dhe vendi i tretë i madh në botë, duke u rradhitur pas Rusisë dhe Kanadasë.

Territori i Kinës fillon nga veriu në mes të lumit Heilungjan në veri të lumit Mohë (në paralelin 53 gradë e 30 ‘) vazhdon në jug deri në Zëmansha në skajin e arqipelakut Nansha(4 gradë e paralelit verior), duke kaluar 49 gradë me një distancë prej 5500 kilometrash. Nga lindja fillon nga kryqezimin e lumit Heilungjan me lumin Usuri (në 135 gradë 05’ të milidianit lindor) e vazhdon në perendim deri në rafshnatën Pamis (73 gradë e 40’ të milidianit lindor), duke kaluar më se 60 gradë me një gjatësi rreth 5.000 kilometrash.

Gjatësia e përgjithshme e vijes kufitare është 22 mijë e 800 kilometra. Në lindje ka kufi me Korenë, në veri me Mongolinë, në verilindje me Rusinë, në veriperendim me Kazakistanin, Kiskistanin, Tagjikistanin, në perendim dhe në jugperendim ka kufi me Afganistanin, Pakistanin, Indinë, Nepalin, Butani, kurse në jug me Birmaninë, Laosin dhe Vietnamin. Pertej detit lindor dhe juglidor ndodhen Republika e Koresë, Japonia, Filipinet, Brunei, Malajzia dhe Indonezia.


Developed by StudentB