Monedha është formë e parasë që shërben për këmbimin dhe krahasimin e mallrave përbrenda një sistemi të mbyllur ekonomik. Sistemet e mbyllura ekonomike zakonisht ndërmerren nga shtetet, por ka raste kur në një sistem të tillë bëjnë pjesë disa shtete sikurse te rasti i Evropës.