Ngushtica e Gjibraltarit lidh Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe, është rreth 60 kilometra e gjatë dhe midis 14 dhe 44 kilometra e gjerë. Ngushtica e Gjibraltarit është e vetmja lidhje natyrore midis Oqeanit Atlantik dhe Detit Mesdhe dhe është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.[1] Kjo ngushticë ndan Spanjën jugore dhe Marokun Verior [2] dhe rrjedhimisht, ndan edhe Europën dhe Afrikën.