Nice | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 341 032 |
{{{postal_code_type}}} | 06000, 06100, 06200 et 06300 |
Faqja zyrtare | www.nice.fr |
Nice (Shqip: Nisa ; Ocitanisht: Niça ; Ligure: Nissa ; Italisht: Nizza ; Greqishte e Lashtë: Νίκαια ; Latinisht:Nicaea ) është një qytet i shtatë më i populluar i Francës dhe qyteti i dytë më i madh në rajonin Provence-Alpes-Côte d'Azur pas Marsejës. Ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri franko-italian. Qyteti është vendosur në brigjet e Detit Mesdhe në zonën e quajtur Riviera Franceze. Nisa ndodhet pothuajse 13 km larg Principatës së Monakos. Aeroporti i saj shërben si porta e rajonit.
Qyteti ka pseudonimin Nice la Belle, që do të thotë "E bukura Nisë", që është gjithashtu edhe himni jozyrtar i qytetit. Zona e Nisës së sotme përmban Terra Amatën, një sajt arkeologjik që tregon dëshmi për përdorimin e hershëm të zjarrit rreth 380 mijë vite më parë. Rreth vitit 350 para Krishtit, Grekët e Marsejës themeluan një vendbanim të përhershëm dhe e emërtuan atë Nikaia, sipas Nikes, perëndeshës së fitores. Përgjatë historisë qyteti ka ndryshuar duar disa herë. Vendndodhja strategjike dhe porti kanë kontribuuar në fuqinë e saj detare. Në vitin 1388 u bë një dominion i Savojës, pastaj u bë pjesë e Republikës së Parë Franceze mes 1792 dhe 1815, vit në të cilin iu rikthye Mbretërisë së Piemont-Sardenjës, pararendësit ligjor të Mbretërisë së Italisë deri në rianeksimin nga Franca në vitin 1860.
Nice është një nga qytetet më të vizituara, duke pritur 4 milion turistë çdo vit. Ai gjithashtu ka aeroportin e tretë më të ngarkuar në Francë, pas dy atyre kryesorë parizianë. Është kryeqyteti historik i qarkut Nice (Comte de Nice).