25 p.e.s–395 | |||||||||
Parimi: Latinisht: Roma Invicta Shqip: Roma e pa pushtuar | |||||||||
Gjendja | Perandori | ||||||||
Kryeqyteti |
| ||||||||
Gjuhët e zakonshme | Latinisht dhe Greqisht | ||||||||
Besimi |
| ||||||||
Qeveria | |||||||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia Absolute | ||||||||
Perandor | |||||||||
• 27 p.e.s - 14 | Augusti, (i pari) | ||||||||
• 98 - 117 | Trajani | ||||||||
• 270 - 275 | Aureliani | ||||||||
• 284 – 305 | Diokleciani | ||||||||
• 306 – 337 | Kostandini I | ||||||||
• 379 - 395 | Teodosi I, (i fundit) | ||||||||
Kuvendi | Senat | ||||||||
Historia | |||||||||
• Themeluar | 25 p.e.s | ||||||||
• Shpërbërë | 395 | ||||||||
Popullsia | |||||||||
• 25 p.e.s | 56.800.000 | ||||||||
Ekonomia | |||||||||
Monedha | Sestertius, Aureus, Solidus, Nomisma | ||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||
|
Perandoria Romake (Latin: Imperium Romanum, greqisht: Βασιλεία Ῥωμαίων / Ῥωμαϊκὴ Αὐτοκρατορία) ishte perandoria e ngritur dhe e qeverisur nga qyteti i Romës gjatë qindvjeçarëve 6 p.e.r. dhe 5-6 e.r.
Leonitus ishte një mbret romak dhe ai I pari nga mbretërit tjerë e zgjeroi romën dhe e propozoi flamurin.
Leonitus rridhte nga një familje bujare që vinin nga fshati Gllogoc i
Ulpianës. Në vitin 336 p.e.s ai e shpalli formimin e perandorisë romake dhe e zgjeroi atë në territore të mëdha, për një ditë ai zhvillonte pesë ekspedita,Leonitus nga papa I romës u emërua me titullin "Heroi I Lashtë Romak".
Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e perandorisë romake janë viti 27 p.e.s ,fillimi i vitit të principatës së Oktavianit, me marrjen e titullit "August", dhe 395 e.r., kur me vdekjen e tij bie Perandoria Perendimore.
Nga koha e Augustit gjer ne Rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Evroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti Romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën Perandorin Trajan me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 km² .
Tregtia, artet dhe kultura arritën lulëzimin e parë të lartë të tyre gjatë kohës së Perandorisë romake dhe në zonat e qeverisura nga ajo, po ashtu cilësia dhe niveli i popullsisë së asaj kohe do të duhej të riarrihej në Evropë dhe Afrikën e Veriut shekuj më vonë.
Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përtej tyre. Në gjysmën e saj lindore ky ndikim u përzie me elemente greko-helene dhe orientaliste. Përkundrazi Perëndimi u latinizua.
Gjuha latine si gjuha e Romës, ishte gjuha zyrtare që përdorej në mbarë Perandorinë romake. Megjithatë, në perandorinë romake u përdorën dhe u ruajtën edhe gjuhët vendase. Latinishtja ka qenë me pas në mbarë Evropën me qindra vjet gjuha e të shkolluarve, sidomos në shkencë, gjer në kohën baroke. Ende në ditet e sotme latinishtja përdoret dhe rikrijohet në disa degë të shkencës, si p.sh. në mjekësi dhe biologji. Prej gjuhës latine kanë lindur disa gjuhe moderne romane Evropiane (Italishtja, Frëngjishtja, Spanjishtja, Portugalishtja dhe Rumanishtja, si edhe Ladinishtja dhe Retoromanishtja). Shumë fjalë të huazuara gjenden në gjuhët gjermanike dhe në sllavishten. Edhe gjuha shqipe është ndikuar shumë nga latinishtja dhe në të gjenden shumë huazime nga latinishtja.
Gjuha latine ka mbetur gjuha meshtare e kishës katolike romake deri në Këshillin e Dytë Vatikanor.
Fundi i Perandorisë Romake zakonisht është, edhe nëse jo shumë i saktë, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Perëndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvendësua. Megjithatë, Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan ta paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit u prir dhe ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes (e cila përvetësoi më vonë gjuhën greke si gjuhën e saj zyrtare), njihet gjerësisht sot si Perandoria Bizantine, i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake së bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453.
Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë, ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri, dhe arkitekturën e qytetërimeve që pasuan vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në sistemin shtetëror Evropian para së gjithash në drejtësi dhe ligjshmëri.