Portugalia

38°25′N 9°07′W / 38.42°N 9.11°W / 38.42; -9.11

Republika Portugeze
República Portuguesa
Flamuri i Portugalisë Stema e Portugalisë
Vendndodhja e Portugalisë
Vendndodhja e Portugalisë
Vendndodhja e Portugalisë   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Himni Kombëtar "A Portuguesa" (Portugezi)
Kryeqyteti Lisbona (gjithashtu qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare Portugalisht
Krijimi
Themelimi
Rithemelimi
Sovraniteti
Mbretëria
Njohja
Njohja Papale
Rindërtimi
Republika
Ridemokratizimi
Kushtetuta e sotme
Bashkimi në KEE (sot BE)

868
1095
24 qershor 1128
26 korrik 1139
5 tetor 1143
23 maj 1179
1 dhjetor 1640
5 tetor 1910
25 prill 1974
25 prill 1976
1 janar 1986
Anëtarësimi në OKB 14 dhjetor 1955
Forma e qeverisjes Republikë Gjysmë-presidenciale
President Marcelo Rebelo de Sousa
Kryeministër Antonio Costa
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 111-të
92.212 km²
0,5
Popullsia (2014)
– totale
– dendësia
Vëndi i 83-të
10.427.301 banorë
66,2 banorë/km²
PBB (2016)
 PBB për banor
204,186 miliard dollarë
19.611 dollarë
Monedha Euro (€) (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC
UTC+1
Prefiksi telefonik +351
Kodi i internetit .pt
Kodi ISO 3166-1 PT

Republika Portugeze apo Portugalia (Portugalisht: República Portuguesa) është shtet i ndodhur në pjesën jug-perëndimore të Evropës, me dalje në Oqeanin Atlantik. Portugalia kufizohet në perëndim dhe jug nga Oqeani Atlantik dhe në lindje dhe veri nga Spanja. Në përbërje të shtetit Portugez hyjnë edhe disa ishuj në Oqeanin Atlantik, si: ishujt e Açores dhe Madajra.

Kryeqytet i Portugalisë është Lisbona.

Vendi në të cilën është krijuar kjo republikë, ka pasur një lulëzim konstant po thuaj gjatë 3100 viteve të dominimit të perandorive dhe kulturave të ndryshme që nga iberianët, tartesonët, keltët, fenikasit, kartagjenasit, grekët, romakët, fiset gjermane dhe murishtë. Të gjitha kulturat e këtyre perandorive, mbretërive e popujve të njohur, kanë lënë gjurmë në këtë vend.

Vetë emri i Republikës "Portugali" duket se vjen nga vendi i lashtë sipas emrit romak "Portus Cale", që mendohet të jetë një fjalë e kombinuar latino-greke me kuptimin "Porti i bukur" apo ndonjë kombinacion i fjalëve të popujve të tjerë që kanë lënë gjurmë në bërthamën e perandorisë më të njohur në shekullin e XV dhe të XVI, që shtrihej nga Brazili deri te India.


Developed by StudentB