Sulltani ose Sulltanesha (arabisht nga fjala, fuqi, autoritet) është një titull turk, me kuptime te ndryshme historike.
Shumë e përfolur mbetet se kush e ka përdorur për herë të parë këtë fjalë, duke e preferuar me shume se termat e tjerë arab si Maliq (Malik "mbret"), Amir (Amīr "komandant") ose Kaid (Qā'id kryetar). Me shumë siguri Sulltan u quajtën Ejjubidi të Sirisë, Egjiptit, Arabisë dhe Jemenit, të etnisë kurde, d.m.th. iranianë me gjuhë indoevropiane. Sulltan ishin edhe pasardhesit e tyre Mamelukët (Turqit dhe Kerkesët), Turqit selxhukë dhe më të njohurit nga të gjithë ne Evropën e krishtere, Osmanët. Shumë qeveritarë myslymanë preferuan këtë titull me karakter te pastër perandorak, që nuk përziehet më vlera shpirtërore apo fetare. Dinastia dhe vendi i qeverisur nga një sulltan quhet Sulltanat (Arabisht: سلطنة) që do të thotë dominim ose rregjim.