Ukraina Україна | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Vendndodhja e Ukrainës (e gjelbër e errët)
– në Europë ( gri e errët) | |||||
Himni Kombëtar | "Shche ne vmerly Ukrainy ni slava ni volya" (Lavdia dhe dëshira e Ukrainës nuk ka vdekur) | ||||
Kryeqyteti | Kievi (gjithashtu qyteti më i madh) | ||||
Gjuha zyrtare | Ukrainisht | ||||
Anëtarësimi në OKB | 24 tetor 1945 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Gjysmë Presidenciale | ||||
President | Volodimir Zelenski | ||||
Kryeministër | Oleksij Honçaruk | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë |
Vëndi i 46-të 603.500 km² 7 | ||||
Popullsia (2015) – totale – dendësia |
Vëndi i 32-të 44.429.471 banorë 73,8 banorë/km² | ||||
PBB (2015) PBB për banor |
90,138 miliard dollarë 7.989 dollarë | ||||
Monedha | Hrivnja ukrainase (UAH) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë |
UTC+2 UTC+3 | ||||
Prefiksi telefonik | +380 | ||||
Kodi i internetit | .ua | ||||
Kodi ISO 3166-1 | UA |
Ukraina (Ukrainisht: Україна, Ukrajina, /ukraˈjina/) është një shtet që ndodhet në lindje të Europës. Ukraina kufizohet në lindje dhe verilindje nga Rusia, në veriperëndim nga Bjellorusia, në perëndim nga Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, në jugperëndim nga Rumania, dhe Moldavia dhe në jug laget nga Deti i Zi dhe Deti Azov. Ajo ka një sipërfaqe prej 603.628 km2 (233.062 milje2), duke e bërë atë vendin më të madh tërësisht brenda Europës.
Territori i Ukrainës është banuar për herë të parë të paktën 44.000 vjet më parë.
Në mesjetë, zona u bë një qendër e rëndësishme e kulturës sllave lindore, që u mishërua nga shteti i fuqishëm i Rusit Kievan. Pas copëzimit të saj në shekullin e 13-të, Ukraina u kontestua, sundua, dhe u nda nga fuqi të ndryshme. Një republikë kozake doli dhe u fuqizua gjatë shekujve të 17-të dhe 18-të, por Ukraina mbeti e ndarë deri në konsolidimin e saj në një republikë sovjetike në shekullin e njëzetë, duke u bërë një shtet i pavarur vetëm në vitin 1991.
Ukraina ka qenë prej kohësh një shportë buke globale për shkak të kushteve të saj pjellore. Deri në vitit 2011, ajo ishte eksportuesja e tretë më e madhe në botë e drithërave. Përveç kësaj, ka sektorë prodhimi të zhvilluar, veçanërisht në fushën e aviacionit dhe pajisjeve industriale.
Ukraina është një shtet jofederal i përbërë nga 24 oblaste (krahina), një republikë autonome (Krimeja) dhe dy qytete me status të veçantë: Kievi, kryeqyteti dhe qyteti më i madh, dhe Sevastopoli, në të cilin ndodhet flota ruse e Detit të Zi, sipas një marrëveshjeje qiraje. Ukraina është një republikë nën një sistem gjysmëpresidencial me degë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të ndara. Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Ukraina vazhdon të ketë ushtrinë dytë më të madhe në Europë, pas asaj të Rusisë.
Ukraina ka rreth 44.600.000 banorë, 77.8 për qind e të cilëve janë ukrainas etnikë, me minoritete të konsiderueshme të rusëve (17%), bjellorusëve dhe rumunëve. Ukrainishtja është gjuha zyrtare e Ukrainës. Alfabeti i saj është cirilik. Rusishtja gjithashtu flitet gjerësisht. Feja dominante në vend është Krishterimi Ortodoks Lindor, i cili ka ndikuar fuqimisht në arkitekturën, letërsinë dhe muzikën e Ukrainës.
Dijetarët nuk pajtohen për faktin se origjina e emrit të Ukrainës do të thotë "tokë kufitare" apo "atdhe".